Betonieret zënë rrugët, ambulancat presin në rradhë (Video)

272
Sigal

Shqipëria po përballet me pandeminë Covid-19, e cila duket se ka dalë prej javësh jashtë kontrollit, ndërsa ka një rritje eksponenciale të rasteve të reja, por edhe numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

E vetmja gjë që duket se nuk ka ndaluar së funksionuari, madje edhe në periudhën e izolimit total të vendit janë betonieret.

Madje në Tiranë, atyre duket se i është krijuar edhe një korsi e veçantë. I sheh kudo, orë e pa orë, madje edhe në atë që quhet “ora policore”.

Betonieret kanë një mbrojtje të veçantë, nga një personazh me uniformë, madje edhe policia është e pafuqishme për ti ndalur.

Dhe jo vetëm! Betonieret janë më të rëndësishme edhe se ambulancat, që janë të detyruara të presin në trafik jo 1 dhe 2 minuta, por mbi 10 të tilla.