“Si në Mesjetë”, Vokshi nga Kryevidhi: Kjo shkollë, simboli i dështimit të Edi Ramës në arsimin publik

272
Sigal

Ish-deputetja e PD, Alban Vokshi denoncoi përmes pamjeve filmike situatën në të cilën gjendet shkolla në Njësinë Administrative Kryevidh në Rrogozhinë.

Sipas saj, regjia e kryeministrit Edi Rama nuk i publikon pamjet e tilla pasi nuk do të tregojë situatën reale të arsimit në Shqipëri.

“Kam ardhur sot në Kryevidh. Kam ardhur sepse regjia lëvizëse e Edi Ramës nuk kaloi sot këtej sepse nuk donte të publikonte, të informonte publikun lidhur me gjendjen reale të arsimit në Shqipëri.  Jam këtu pranë shkollës 9-vjeçare Rreth-Greth në Kryevidh për kushtet e kësaj shkolle që edhe në Mesjetë mund të mos gjendeshin. Gjysma e fëmijëve janë larguar për në fshatra të tjerë.

Kjo shkollë është simboli i dështimit të Edi Ramës në arsimin publik. Janë 80-90% e shkollave në Shqipëri, të cilat nuk kanë kushte higjeno-sanitare për të plotësuar protokollet e sigurisë në kushte pandemie”, u shpreh ndër të tjera Vokshi.