Rrëzohet helikopteri/ Humb jetën njeriu më i pasur i Çekisë

199
Sigal

Njeriu më i pasur në Republikën Çeke, Peter Kellner ka humbur jetën tragjikisht, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua pasditen e të shtunës në malet e Alaskës. Kryeministri çek, Andrei Babis i ka shprehur ngushëllimet familjes së babait 56-vjeçar të katër fëmijëve.

“Tragjedi e pabesueshme. Më vjen shumë keq”, shkroi ai në Twitter.

Të shtunën ai ishte në Tordrillo Mountain Lodge të tij të preferuar, një strehë e largët, luksoze Anchorage që organizon udhëtime për ski dhe heliski.

Pesë nga gjashtë udhëtarët në helikopterin e Kellner humbën jetën.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personi i gjashtë është duke u kuruar, por fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë.

Sidoqoftë, deri më tani nuk janë sqaruar shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Mes viktimave janë 50-vjeçari Çek Benjamin Larose, një banor i strehës luksoze, dy nga udhëzuesit e shtëpizës, 52-vjeçari Gregory Harms dhe 38-vjeçari Sean McCann dhe piloti i helikopterit Zach Russell, 33 vjeç.