E ngatërruan me hajdutin e xhepave, shqiptari “tradhëton” veten dhe bie në prangat e policisë

210
Sigal

Një shqiptar 38 vjeçar ra në prangat e policisë italiane, gjatë një kontrolli rutinë, teksa tradhëtoi vetveten.

Shqiptari i parregull në Itali po udhëtonte me një nga linjat e urbanëve, kur në një çast ia behën për kontroll policët. Ata në fakt ishin aty për të gjurmuar një hajdut të mundshëm, por sjellja e shqiptarit që shikonte rreth e rrotull i frikësuar u krijoi atyre dyshime mbi identitetin e tij.

Me një të shkuar në vjedhje dhe tregtimit të drogës, ai u ndalua  të premten e kaluar në akuzën e trafikimit të drogës.

Shërbimi i kontrollit në një autobus të linjës 62, kishte për qëllim ndalimin e personave që kryejnë vjedhje, në një moment që urbanët ishin të tejmbushur me pasagjerë për shkak të grevës që kishte detyruar metrot të mbylleshin.

Vëmendja e agjentëve, të cilët mbështeteshin nga kolegët e tyre në një makinë që ndiqte urbanin në një distancë të shkurtër, u fokusua menjëherë te 38-vjeçari, i cili vazhdoi të shikonte përreth dhe të ndryshonte pozicionin e tij në urban.

Policët, me rroba civile, dyshuan, deri në momentin ku 38-vjeçari u gjend jashtë autobusit, duke kaluar me shpejtësi të madhe midis njerëzve.

Por shqiptari që kishte me vete në xhep 135 gramë kokainë ishte gabuar dhe ra gabimisht në kontrollin e policisë, pasi nuk ishte ai personi që policët kërkonin.

Ndërsa policia e pyeti për atë që kishte vjedhur, ai u tregoi atyre se në xhep kishte vetëm kokainën që duhet të shpërndante.

Por që nuk e shpëtoi nga prangat.