Rregulla e reja për emigracionin / Ja hapat për t’u punësuar në Britaninë e Madhe

216
Westminster
Sigal

Britania e Madhe ka njoftuar rregulla të reja për emigracionin. Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen. Siç njoftoi Ministria e Brendshme britanike, dallim nuk do të bëjnë as shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian. I gjithë sistemi bazohet në pikëzim. Në këtë formë, çdokush që dëshiron të shkojë për të punuar në Britani duhet të aplikojë në një sistem online për t’u miratuar më parë, raporton BBC. Personat që aplikojnë duhet të jenë në gjendje të sigurojnë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej me shumë se 2000 eurosh në muaj.

Ndërkohe lëvizja e lirë nga dhe për në BE do të marrë fund në 31 dhjetor. Mbretëria e Bashkuar u “divorcua” nga Bashkimi Evropian më 31 janar, por ka ndjekur kryesisht rregullat e unionit gjatë periudhës pasuese të tranzicionit 11-mujor, ndërsa të dy palët përpiqen të bien dakord mbi një marrëveshje tregtare.