Njoftimi i OSHEE / Disa zona në Tiranë nesër pa drita

245
Sigal

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike, për dy orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve në rrjet.

OSHEE bën me dije se stakimi i energjisë elektrike vjen për shkak të ndërtimit të seksionit të ri 20 kV në NST Farkë. Punimet do të zgjasin dy orë, nga ora 01:00-03:00.

Njoftimi:  

Përshëndetje/Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 3 dhjetor, Në kuadër të investimit të Bankës Botërore për ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST Farkë, në datën 3 dhjetor do të stakohet nga puna transformatori i NST Farkë pasi do të energjizohen çelat e reja.  Punimet për lidhjen e kabllove të zbarave 20 kV do të zgjasin 2 orë, në segmentin kohor 01:00-03:00. Gjatë kësaj kohe do të stakohen 2 fidera që furnizojnë me energji zonat Lundër,Vilat, Farkë.