Paralajmërimi / Njerëzimi po përballet me një luftë të re, rrezikon të shkatërrojë të ardhmen tonë

247
Sigal

Njerëzimi po përballet me një luftë të re, të paparë në histori, ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili rrezikon të shkatërrojë të ardhmen tonë përpara se të kemi kuptuar plotësisht rrezikun.

Mesazhi i zymtë nga António Guterres ndjek një vit trazirash globale, me pandeminë e koronavirusit, duke bërë që qeveritë të mbyllin vende të tëra për muaj me radhë, ndërsa zjarret, uraganet dhe stuhitë e fuqishme kanë ‘plagosur’ globin.

“Njerëzimi po bën luftë me natyrën. Kjo është vetëvrasje. Natyra gjithnjë e kthen prapa – dhe tashmë po e bën këtë me forcë dhe tërbim në rritje. Biodiversiteti po shembet. Një milion specie janë në rrezik zhdukjeje. Ekosistemet po zhduken para syve tanë. Aktivitetet njerëzore janë rrënja e shkuarjes drejt kaosit. Por po veprimi njerëzor mund të ndihmojë për ta zgjidhur atë “, tha ai.

Ai renditi ‘plagët’ e shkaktuara nga njerëzit në botën natyrore: përhapjen e shkretëtirave; ligatinat e humbura; pyjet e prera; oqeane të mbipeshkuar dhe të mbytur me plastikë; shkëmbinj nënujorë koralë që vdesin; ndotja e ajrit që vret 9 milion njerëz në vit, më shumë se pandemia aktuale; dhe fakti që 75% e sëmundjeve infektive, si Covid-19, vijnë nga kafshët.

“Ne kemi nevojë qëtë gjitha qeveritë t’i përkthejnë zotimet e tyre në politika, plane dhe synime me afate kohore specifike. Kjo do të sigurojë siguri dhe besim për bizneset dhe sektorin financiar për të investuar për zero neto”, shtoi ai.