Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së ditës së sotme në Pire të Greqisë. Viktimë e ngjarjes së rëndë ka mbetur një 40-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve deri më tani, një i moshuar ka qëlluar në kokë me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147.
Sipas “Protothema“, viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar.
Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari i armatosur ka “ngatërruar” shtëpinë e tij në rrugën Alkiviadou por më pas është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.