Puthje në buzë në vend të gjobës për shkelje të orës policore, pezullohet polici

34
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peru. Si në shumë vende të botës dhe qeveria atje ka vendosur një orë policore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Por edhe pse kjo masë vijon të jetë në fuqi dhe policia ka të drejtë të vendosë gjoba për qytetarë që shkelin orën policore, kjo gjë nuk ka ndodhur. Një polic është pezulluar nga puna pasi nuk ka vendosur gjobë për një grua, por e ka puthur në buzë atë.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar këtë ngjarje dhe shihet që polici në fillim ka nisur plotësimin e fletës së gjobës, por më pas ka puthur të renë.

Sipas Daily Mail e reja ka bindur policin që të mos t’i vendoste gjobë e në këmbim do të kishte një puthje.

Polici është detyruar që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.

Peruja është një ndër vendet më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 viktima të sëmundjes Covid-19.