Një i plagosur me plumb dhe shtatë të tjerë të dëmtuar, përse policia e Kosovës nuk i la qytetarët të mblidheshin për të festuar

215
Sigal

Dhjetëra zyrtarë të Policisë së Kosovës tanimë janë në shesh ku kanë ndalur muzikën dhe kanë nisur shpërndarjen e qytetarëve.

E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-Covid, sipas së cilave në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë.

Gjatë festimeve shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një tjetër nga plumbi qorr. Për këtë ka dhënë informacion mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Agron Çitaku. Sipas Çitakut, tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në Klinikë, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të mëhershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi qorr, është në regjionin e krahut”, ka deklaruar Çitaku.