Kush është më i mirë Messi apo Ronaldo? Lewandowski jep përgjigjen epike

243
Sigal

Robert Lewandowski e shpalli veten lojtarin më të mirë në botë pasi iu kërkua të zgjidhte mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ylli i Bayernit shkëlqeu në vitin 2021, teksa shënoi 69 gola për klubin dhe ekipin kombëtar, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar Topin e Artë.

Lewandowski mori pjesë në Globe Soccer Awards 2021 në Dubai dhe i pyetur se kush është lojtari më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, Lewandowski tha:

“Unë zgjedh Lewandowskin”, tha polaku i madh në një intervistë në Expo Dubai, duke e bërë edhe një herë të qartë se ai duhet ta kishte fituar Topin e Artë.

“Kisha shumë pikëpyetje për Topin e Artë. Vitin e kaluar ata e anuluan çmimin dhe unë fitova gjithçka që munda të fitoja. Këtë vit shënova 69 gola në një sezon, kështu që ju e dini … Unë bëra gjithçka që munda. Në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së u lëndova dhe nuk munda të luaja, por me me veten time, kur qëndroj para pasqyrës, mund të jem i lumtur dhe të them se jam krenar që respektoj lojtarët e tjerë. E di që është e rëndësishme për mua të jem mirë me veten dhe të mendoj gjithmonë pozitivisht”, përfundoi ai.