Protestuesit flenë jashtë në Selanik – Kundërshtojnë detyrimin e vaksinimit. Ngrenë tenda tek godina e Bashkisë

170
Sigal

Protestuesit kundër vaksinave kanë fjetur jashtë pranë godinës së Bashkisë në qytetin grek të Selanikut, pas marshimeve në rrugë nga mijëra njerëz, kundër detyrimit të vaksinave. Protestuesit bërtisnin “Mos i prekni fëmijët tanë”, ndërkohë që marshonin drejt godinës së Bashkisë, ku disa ngritën tenda tek hyrja, të monitoruar nga trupat e policisë.

Protesutesit kanë qëndruar jashtë gjatë natës deri sa policia i kërkoi të largoheshin në Mëngjes. Rastet me koronavirus në Greqi kanë shënuar nivele rekord, veçanërisht në Veri të vendit, dhe me një normë të ulët të vaksinimit, qeveria ka vendosur së fundmi të bëjë vaksinat të detyrushme për personat në 60-vjeç e sipër, duke u bërë vendi i parë në BE. Rreth 63% e popullsisë prej 11 milionë e Greqisë është vaksinuar deri më tani.  Ata që dështojnë të ndjekin rregullat deri më 16 Janar, do të përballen me një gjobë mujore prej 100 euro.

Komisioni i vaksinimit në vend ka dhënë gjithashtu dritën e gjelbër për fëmijët në moshë 5-11 vjeç që të marrin vaksinë për Covid, si dhe ka shkurtuar periudhën nën të cilën të rriturit lejohen të marrin dozën nxitëse nga 6 muaj në 3, për të parandaluar përhapjen e Omicron.  Të pavaksinuarit janë ndaluar nga ambientet e brendshme, përfshirë restorante, kinema, muzeumet dhe palestra.