Protestat e shqiptarëve jehonë mediatike, nga Europa në Amerikë e Kinë

493
Sigal

Protestat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të përcillen nga media ndërkombëtare që raporton nga Tirana.

‘Mijëra protestues që përkrahin opozitën shqiptare rrethuan të martën parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata akuzuan kabinetin për korrupsion dhe lidhje me krimin’, shkruan agjencia Associated Press, së cilës i referohen televizionet dhe gazetat e mëdha amerikane.

AP vë në dukje se pati fishekzjarre dhe u ndezën goma makinash, por protesta përfundoi paqësisht. ‘Godina e parlamentit në kryeqytetin Tiranë është rrethuar nga qindra foca police the tela me gjemba. Deputetët e opozitës së drejtuar nga PD dorëzuan mandated dhe kanë premtuar protesta sa herë që parlamenti të mblidhet në seancë.

‘Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershmi do të hapin dyert e Evropës’, tha Basha.

Katër kandidatë të rinj nga opozita u betuan si deputetë të rinj.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për dialog me opozitën, por deklaroi se nuk do të negociojë ‘demokracinë, parliamentarizmin dhe mandated e marra nga shumica e qytetarëve’.

Opozita nuk iu është përgjigjur thirrjeve nga BE, SHBA dhe organizmat ndërkombëtarë për të hyrë në bisedimë me rivalët politikë.

Protestat e kohëve të fundit janë bërë të dhunshme dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës’.

Edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton nga Tirana, duke vënë gjithashtu në dukje hedhjen e shashkave dhe djegien e gomave nga ana e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama.

‘Qindra agjentë policie kanë rrethuar parlamentin ku zhvillohet seanca vetëm me praninë e mazhorancës’, shkruan ANSA.

‘Është manifestimi i katërt radhazi brenda pak javëve, gjatë të cilëve janë regjistruar përleshje me policinë, e cila ka përdorur lakrimogjenë për të shpërndarë turmën’, raporton agjencia tjetër italian, Nova.

‘Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe zgjedhje të reja’, raporton edhe agjencia kineze Xinhua, duke shtuar se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet edhe pse bën thirrje për dialog.

‘Në qershor të këtij viti Shqipëria shpreson të nisë negociata e anëtarësimit me Bashkimin Evropian’, shkruan agjencia kineze.