Presidentja e Kosovës kërkon garanci për sigurinë: Të mbrohet kufiri me Serbinë

31
Sigal

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani kërkoi nga SHBA-ja të bëjë përgjegjëse Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës. Pas takimit me senatorët amerikanë të premten, Osmani nënvizoi nevojën për të rritur garancitë e sigurisë për Kosovën, sidomos për mbrojtjen e kufirit me Serbinë. Osmani po ashtu kërkoi nga Serbia që t’i dorëzojë institucioneve kosovare të gjithë terroristët, që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për sulmin terrorist të 24 shtatorit. Ajo theksoi se të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari para sistemit të drejtësisë, ndërsa shtoi se Serbia duhet të bashkëpunojë në këtë drejtim.