Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për mjedisin

444
Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën pasdite një urdhër ekzekutiv për mjedisin, që ndryshon rregulloret për mjedisin të nënshkruara gjatë administratës së ish presidentit Obama. Ky hap po e rindez debatin dy partiak lidhur me ndikimin e aktivitetit njerëzor tek klima në Tokë, dhe shton shqetësimin për prishjen e një numri traktatesh botërore të klimës.
“Ne do t’u kthejmë punën minatorëve tanë dhe do të prodhojmë qymyr të pastër” – tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit zoti Trump.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha të martën se ky vendim i presidentit do t’i krijojë mundësinë kompanive që të përdorin lirisht “burimet tona të mëdha energjitike”.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha gazetarëve se zoti Trump synon të theksojë dy pikësynime kryesore të mbrojtjes së mjedisit: nxitjen e prodhimit të energjisë në Shtetet e Bashkuara dhe idenë se faktorët ekonomikë janë arsyeja kryesore për marrjen e urdhërave ekzekutive. “Mënyra më e mirë për të mbrojtur mjedisin është zhvillimi ekonomik i vendit” – tha zyrtari.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se urdhëri i Presidentit kërkon që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të rishikojë të gjitha rregulloret e përcaktuara në Planin për Energji të Pastër.
Presidenti Trump e ka cilësuar vazhdimisht si të pavlefshme politikën e paraardhësit të tij për klimën. Gjatë fushatës elektorale për president ai i cilësoi nismat e Presidentit Obama për energji të pastër “jo të mënçura”, pasi sipas tij, rregulloret çojnë në “mbylljen e vendeve të punës”.
Propozimi për buxhetin i zotit Trump për 2018 ul fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit me 31 për qind, duke përfshirë një shkurtim pothuajse të plotë të fondeve për kërkime në këtë fushë.
Sigal