“Populli qiellor” i Izraelit

786
Sigal

Ja një skenar i mundshëm: Izraeli do sulmojë Iranin, në kundërshtim me pozicionin e ndërprerë të presidentit Obama që, pothuaj, ka lëshuar peticion “t’ia lërë detyrë Shteteve të Bashkuara.” Dhe kjo përse? Sepse Beniamin Netanyahu ka një linjë mendimi dhe një vizion historik, sipas të cilit, duke përmbledhur shkurt linjat, Izraeli është një “popull qiellor”, ndërsa Shtetet e Bashkuara, me gjithë respektin, janë një specie popull prej Asirisë, o prej Babilonisë, prej Greqisë ose prej Romës së ditëve tona. Që do të thotë: ne jemi përgjithmonë të detyruar të qëndrojmë, ndërsa ata, pavarësisht potencës që zotojnë, janë të përkohshëm, motivuar nga vlerësime politike dhe ekonomike të limituara dhe të menjëhershme, të preokupuar për pasojat, që një goditje eventuale mund të jap pasoja mbi çmimin e naftës dhe në rezultatin elektoral.

Ne, përkundrazi mërmërisim në sferën se”Izraeli është një popull qiellor” dhe sjellim tek vetja një kujtesë historike, në të cilën ndërthuren mrekullitë dhe imazhet e shpëtimit që shkojnë përtej logjikës dhe limiteve të realitetit. Presidenti i tyre është një “shpirt i ndritur” që beson se armiqtë arsyetojnë në mënyrë racionale si ai; ndërsa ne, tashmë, prej katër mijë vjetësh, përballemi me forcat më të përgjakshme dhe me instinktet njerëzore më të pakontrollueshme dhe të errëta të historisë dhe e dimë mirë se si duhet të sillemi për të mbijetuar në këto zona me errësirë.
Është dikush që ndihet në mërzitje dhe jep të njëjtin përshkrim, por nuk është për t’u përjashtuar që Kryeministri e mban të tijën dhe përkëdhel sedrën në përplasjet e tij. Kryeministri lumturohet, si dhe dihet, për suportin me shtrat të gjerë koalicioni dhe nuk do të bëjë llogaritë as me një opozitë të fortë.
Në këtë sens reagon si një lider monist, si një mbret Bibi, e ka dizenjuar revista Time – dhe kjo sinjifikon që në momentin kur Netanyahu duhet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, e ardhmja dhe fati i popullit të Izraelit varen më shumë se nga gjithçka, prej vizionit të tij mbi botën ekstremiste, infresibile dhe radikale.
Me fjalë të tjera, shumë qytetarë izraelianë pjesëtarë të harkut të brendshëm politik, të cilët nuk duan që Izraeli të sulmojë Iranin – edhe një pjesë e drejtuesve të sektorëve të ndryshëm të sigurimit që kundershtojnë një iniciativë të tillë-janë sot të burgosur,në mënyrë të pakundërshtueshme,prej bindjeve hermetike të kryeministrit.
Netanyahu ka besnik të qeverisë që ndajnë me atë vet të njëjtat opinione dhe të njëjtat zgjidhje. Avantazhi i këtyre mbështetësve në kundërshti me qytetarët që sfidojnë zgjidhjet e tyre,është në faktin që,në dukje,ata”njohin të gjitha faktet dhe vlerat”.
Është e vërtetë që kështu funksionon një qeveri demokratike,por qytetarët e Izraelit kanë mësuar tashmë mbi lëkurën e tyre që liderët e tyre nuk janë të imunizuar nga gabimet e rënda dhe, si çdonjëri prej nesh, (ndofta edhe pak më shumë)janë të prirur për të falimentuar ose të tërhequr zvarrë prej euforisë nga posti.
Duke trajtuar një çështje kaq vitale, kemi të drejtë dhe detyrë të ripërsëritim pyetjet, ose të paktën të kërkojmë që kush merr vendime t’i shtrojë vetes së vet pyetjet dhe të përgjigjet ndershmërisht: ata që duhet të dinë a dinë vërtetë? Do të jenë, vallë, në gjendje (gjithmonë dikush do ta dijë) të njohin dhe përhapin”të gjitha faktet dhe vlerësimet”të përmbledhura në një aksion të tillë? Janë të bindur përtej çdo dyshimi të mos ekzagjerojnë me kapacitetin e ushtrisë izraeliane për të zgjidhur përfundimisht problemin bërthamor iranian? Nuk nënvleftësojnë ndofta forcën e iranianëve?J anë plotësisht të sigurte që, nëse Izraeli bombardon Iranin, iranianët nuk kanë në dispozicion një armë atomike? Dhe, nëse e kanë, thua nuk mund ta përdorin kundër Izraelit?
Me fjalë të tjera,”njohja”e liderëve tanë bazohet vetëm dhe ekskluzivisht, mbi faktet, apo është shtrembërim dhe e influencuar nga ankthet, dëshirat apo edhe nga gjurmët prej traumave të kaluara që askush nuk është ekspert të gjigandizojë sa bën kryeministri? Dhe gjeja më e rëndësishme: liderët tanë kuptojnë që, vendimi për të sulmuar një shtet potent si Irani (mbi të gjitha kundër opinionit të SHBA) mund të shkaktojë gabimin më të rëndë të pa shkaktuar më parë nga ndonjë qeveri izraelite?
Kush është në favor të një ndërhyrje kundër Iranit lëviz mbi një aks ku ekstremet janë “ose bomba atomike iraniane,ose bombardim i Iranit” nga të cilat nxjerrim një mësim: “Për gjithmonë do mbretërojë shpata!” (Samuele,2,26)
Liderët izraelianë janë plotësisht të burgosur tek ky arsyetim automatik, i cili ngjan, përpara çfarëdo dileme ose çfarëdo vendimi relativ të sigurisë; një verdikt qiellor, ose një ligj i natyrës dënuese, pothuaj i përhershëm ndaj Izraelit për të lëvizur vetëm dhe ekskluzivisht ndërmjet” o me bombën ose me bombardim”. Të godas ose të jetë i goditur. Sigurisht, një Iran i pajisur me armë nukleare, paraqet një rrezik real, dhe nuk është kjo një paranojë e qeverisë izraeliane. Por, në situatën altuale, ekzistojnë të tjera drejtime lëvizëse, të tjera mundësi aksionesh -ose joaksionesh. Dhe, natyrisht ekziston e pakundërshtueshme, premtimi amerikan që Irani nuk do të ketë armë nukleare. Por Izraeli duket se është në kulmin e një procesi në të cilin reagojnë forca të njohura mirë dhe shumë më të fuqishme se ai, pothuaj primarë, të ushqyer me perceptimet historike të rikujtuara në radhën që zënë tashmë, si gjithmonë, që frika realizohet dhe me qetësi, duke shkuar drejt situatave me kërcënime ekzistencialiste.
Ndërkohë, me emfazë të madhe, shtrohet pyetja: përse ministri dhe drejtues të tjerë të lartë të të gjithë sektorëve të tjerë të sigurisë, -ata që janë ende në detyrë dhe jo ata të së shkuarës -nuk ngrihen dhe t’u thonë atyre?
Ata që në biseda private kundërshtojnë iniciativën me sulmim, që rithonë se një agresion izraelian do të ndërpres pak nuklearizimin e Iranit dhe frikësohen nga konsekuencat me gjatësi vjetësh të një agresioni iranian i ngjashëm ndaj Izraelit. Përse nuk ngrihen tani, kur ende është e mundur, duke deklaruar: ne nuk bashkëpunojmë me këtë delir megalomanësh, me këtë shkatërrimtaren koncesion mesianik?
Besnikëria ndaj “sistemit”, është ndofta më e rëndësishme nga besimi i asaj që i kanë kushtuar dhe jetën:sigurimi i vendit është e ardhmja e Izraelit?
Një iniciativë e këtij tipi do të jetë gjesti më i dobishëm dhe më i shënuar që mund të bëjnë sot për Izraelin,për sigurinë e tij dhe të ardhmen e tij.
Edhe ne, qytetarët, papritur të heshtur dhe në hije, hije që forcohen rreth nesh, të ftohtë, të shënuar apriori, me sy të mbyllur, të ndërgjegjshëm për atë që duket nga dita në ditë më kërcënuese, e pakthyeshme në shpejtësinë e saj, si mund ta kundërshtojmë, ne vet dhe si do t’u përgjigjemi fëmijëve tanë kur do të na pyesin, përse kemi heshtur? Përse nuk kemi dalë të manifestojmë në rrugë kundër mundësisë së një lufte tjetër shpërthyer nga ne? Përse nuk kemi ngritur të paktën një tendë simbolike proteste pranë kryeministrisë a banesës së kryeministrit, për ta bërë të shikojë katastrofën që po na e hedh mbi kurriz?
Mbas këtyre, duke parafrazuar një vjershë të poetit Haim Nachman Bialik, shkruar në një kontekst krejt të ndryshëm, do të jemi ne: “me limfën tonë dhe me gjakun tonë që do paguajmë zjarrin”.

Marrë nga “La Repubblica”, 3 gusht 2012, fq.1-31.