Çeki, vriten gjashtë persona në spital, autori i krimit në arrati

387
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Çeki, ku një person hapi zjarr, duke lënë të vdekur gjashtë persona.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Ostrava-s. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat ka edhe persona të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm çek, Jan Hamácek, i cili pohoi se vrasësi ende nuk është arrestuar, ndërsa policia i është vënë pas.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion të sinjalizojë. Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit si dhe motivi që e shtyhu atë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.