Polici rreh barbarisht adoleshenten iraniane pse doli pa perçe në rrugë

420
Sigal

Në një  video të bërë virale në rrjetet sociale tregohet rregulli i fortë i Iranit për femrat, që nëse e shkelin atë e paguajnë shtrenjtë.

Kështu është parë qartazi sesi një polic iranian në momentin që ka parë një vazjë adoleshente  në rrugë pa vendosur perçen në kokë e ka qëlluar dhe e ka hedhur në tokë.

Adoleshentja po ecte e pambuluar në mes të qytetit,  Shahr-e-Rey, e në këtë kohë oficeri i policisë e ka thirrur që ajo të ndalojë, e më pas me  forcë ai hodhi poshtë.

Video Player

00:00
00:04

Në  video vajza dëgjohet të flasë me zë të lartë kundër oficerit që të mos i bëj moral dhe të mos veprojë më  në bazë  të këtyre rregullave të pakuptimta, sipas saj.

Kujtojmë që një veprim i tillë nuk lejohet për asnjë gruar në Iran.