Turqia kërcënon hapur Greqinë dhe Qipron: Nëse bëni një hap, jemi gati të përgjigjemi

189
Sigal

Turqia ka nisur agresionin kundër Greqisë dhe Qipros. Retorika mes vendeve është drejt kulmit dhe mund të përshkallëzohet në veprime pas paralajmërimeve për shpimet e planifikuara në Qipro në nëntor. Erdogan shënjestroi edhe një herë Athinën dhe Qipron, si dhe marrëveshjet greko-franceze dhe greko-amerikane të mbrojtjes.

“Si Greqia dhe administrata greko-qipriote po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë. Ne u përgjigjemi këtyre sfidave si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelë të drejtat. Pala greko-qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë në nëntor.

Nëse kjo ndodh, ne si Turqi do të vazhdojmë të japim përgjigjet e nevojshme për sfida të tilla për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë” mbyllet deklarata e Ankarasë. Situata ka shkaktuar reagime në Greqi që kërkon ndërhyrjen e BE-së për të vendosur sanksione kundër Turqisë.