‘Mbretëresha e Halloween’ do të ju shokojë me maskimin e këtij viti

502
Sigal

Heidi Klum i ka tejkaluar të gjitha limitet me maskimi e këtij viti për festën e Halloween.

Heidi Klum e ka fituar Halloween-in edhe këtë vit!

Super modelja njihet për kostumet dhe maskimet e saj të mahnitshme secilin vit për Halloween, e prej shumë viteve tashmë njihet si artistja që gjithmonë e merr gjithë vëmendjen për këtë festë.

Por, këtë vit ajo ka tmerruar të gjithë kur është paraqitur në festën e saj të organizuar me rastin e Halloween, shkruan Gazeta Express.

Modelja gjermane 46-vjeçare ishte veshur si një alien që po sulmonte botën.

Ajo arriti në festën e Halloween-it në New York të enjten, e veshur me një kostum të frikshëm, me zorrët që dukeshin në barkun e saj dhe skeletin jashtë.

Modelja shoqërohej nga bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, i cili ishte shndërruar në një astronaut që kishte rënë në dashuri me alienen e tij.

Stafit të Heidi-t iu deshën orë të tëra për të punuar me kostumin e saj dhe na duhet të themi që ia arriti qëllimit edhe këtë vit.

Kostumi ka marrë 12 orë për t’u përfunduar dhe Heidi ka treguar gjithë procesin për publikun.