Pinë dezinfektues për të parandaluar Covid-19, dy burrat përfundojnë në spital

310
Sigal

Zyrtarët në Xhorxhia, Atlanta thanë se dy burra të cilët vuajnë nga probleme psikologjike kanë konsumuar dezifektantë shtëpiakë në përpjekje për tu mbrojtur nga koronavirusi, Covid-19, raporton Atlanta Journal-Constitution.

Gaylord Lopez, drejtori i ‘Georgia Poison Center’, i tha gazetës se një burrë ishte shtruar në spital të shtunën, pasi ai pretendoi të kishte konsumuar 453 gram zbardhues në përpjekje “për të parandaluar COVID”.

“Ai tha se kishte konsumuar 453 gram zbardhues,” tha Lopez. “Unë nuk di se si mund të konsumosh 453 gram zbardhues, por gjithsesi, ai është një pacient me probleme psikike.”

Lopez tha që burri u transportua më vonë në një repart psikiatrik.

Drejtori tha se një burrë tjetër ishte shtruar gjithashtu në spital pasi kishte pirë solen pishe të përzier me birrë dhe ilaçe dhimbjeje.

Është e paqartë, tha Lopez, nëse të dy burrat kishin provuar të konsumonin dezinfektuesit pasi dëgjuan nga Presidenti Trump se ato parandalojnë Covdi./Burimi: The Hill