Rasti i “Shën Sophia”, reagon Papa Françesku: Kam shumë dhimbje, mendimet e mia shkojnë në Stamboll

267
Sigal

Papa Françesku në fjalimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit foli edhe për shndërrimin e muzeut “Shën Sophia”, që dikur ka qënë kishë, në një xhami.

Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te ‘Shën Sofia’. Kam një dhimbje të madhe”.

Ndërhyrja e Papës u zhvillua, përkundër faktit se pothuajse të gjithë vëzhguesit parashikuan se, nuk do të fliste për këtë, për të mos krijuar probleme për komunitetin e vogël katolik që jeton në Turqi.