Pianisti perfomon mes mbeturinave

506
Sigal

Muzikanti i Shën Petersburg, Pavel Andreev, bëri një shfaqje të pazakontë për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të ndotjes globale.

Për një projekt të quajtur ‘Breath of the Planet’, një piano e madhe u instalua në mes të një landfilli në Leningrad të Rusisë.

Një piano është pozicionuar në mes të një mali me plehra ku fluturojnë pulëbardha, teksa një vinç shkarkon të tjera plehra.

Andreev tha për Reuters se ideja e shfaqjes erdhi pasi ai luajti në piano në një liqen në parkun natyror Ruskeala.

“Doja të flisja për bukurinë e natyrës në anën e kundërt,”-tha Andreev.

Largimi i mbeturinave ishte një temë e diskutuar gjerësisht në Rusi vitin e kaluar pasi era e masivit të madh të plehrave në Moskë shkaktoi protesta të vazhdueshme nga banorët vendas.