Përmbytjet vdekjeprurëse godasin Spanjën, kryeministri i vendit mesazh qytetarëve: Nuk do t’ju braktisim!

32
Sigal

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri një deklaratë publike mesditën e sotme lidhur me përmbytjet katastrofike që kanë goditur juglindjen e vendit.

Në mesazhin e tij adresuar qytetarëve, kryeministri spanjoll u garantoi se qeveria nuk do braktisë qytetarët në këtë moment kritik dhe të vështirë.

NOA

pedro

Sipas shifrave zyrtare numri i deritanishëm i viktimave është 51. Në fjalimin e tij kreu i Spanjës tha se shumë njerëz po përballen me pasiguri, por Spanja do t’i ndihmojë ata dhe se disponon të gjitha burimet që njerëzit të rikuperojnë jetën dhe shtëpitë e tyre pas përmbytjeve katastrofike.

skynews-alora-malaga-spain_6732138

Shërbimet e urgjencës po punojnë pa u lodhur, tha kryeministri spanjoll.

“Europa është e gatshme të ndihmojë”- tha Presidentja e Parlamentit Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se “Evropa është e gatshme të

ndihmojë Spanjën” pas asaj që ajo e quan “pasojat katastrofike” të përmbytjeve në bregun jugor dhe lindor të Spanjës.

skynews-alora-malaga-spain_6732159

Vendi është goditur nga reshje të dendura shiu dhe stuhi breshërie, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone.

Përpjekjet e ekip[eve të shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe presidenti i rajonit të Valencias, Carlós Mazón, tha se është “e pamundur” të vendoset një numër i saktë i numrit përfundimtar të viktimave në këtë fazë.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, rrëzojnë ura dhe zvarritin makinat nëpër rrugë.

Qeveria qendrore ka ngritur një njësi të reagimit ndaj krizave, e cila u mblodh për herë të parë mbrëmë dhe dërgoi një njësi ushtarake të specializuar në operacionet e shpëtimit në Valencia.

spanja 1

Kam ndjekur me shqetësim informacionet për personat e zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia e orëve të fundit”, theksoi kryeministri Pedro Sanchez në një postim në X, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet e autoriteteve.

“Kini shumë kujdes dhe shmangni lëvizjet që nuk janë të nevojshme”, shtoi ai.

Autoritetet komunale të Valencias njoftuan se të gjitha shkollat ​​do të mbyllen sot, si dhe parqet publike dhe se të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar.

Dhjetëra fluturime që priten të nisen ose të mbërrijnë në aeroportin e Valencias janë anuluar.

Menaxheri kombëtar i infrastrukturës hekurudhore Adif njoftoi gjithashtu se janë  pezulluar shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe Valencias për shkak të ndikimit të stuhisë në pikat kyçe të rrjetit hekurudhor.

Një tren me shpejtësi të lartë me 276 pasagjerë doli nga shinat në rajonin jugor të Andaluzisë , pa të lënduar, thanë autoritetet rajonale.