Protesta tek ish-Shqiponja/ Sekuestrohen 2 makina, nën hetim 4 deputetë, një protestues i arrestuar

69
Sigal

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetët të Partisë Demokratike dhe 33 protestues në lidhje me protestën e mbajtur mbërmjen e djeshme tek segmenti rrugor i rreth rrotullimit tek ish-Shqiponja në kryeqyteti.

Nën hetim janë vënë deputetët Flamur Noka, Xhelal Mziu, Asllan Dogjani dhe Albana Vokshi për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NOA

Gjithashtu, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë arrestuar një protestues për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, por pa dhënë identietit e tyre.

Po ashtu, unfiromat blu raportojnë se kanë sekuestruar edhe dy makina,  të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.