Për herë të parë Italia raporton numrin më të ulët të viktimave

300
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali, janë shënuar 99 viktima nga koronavirusi, Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm e viktimave në 32.007.

Ndërkohë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 451 persona, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm e të infektuarve në vend në 225.886.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.150 persona dhe rajonet e Basilicata , Calabria , Sardegna , Umbria nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.