Pas fundosjes së “Moskva-s”, Rusia merr tjetër goditje, vd*s komandanti i anijes së njohur

170
Sigal

Flota detare ruse ka pësuar një goditje tjetër të rëndë, pas fundosjes së luftanijes “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.

Bëhet me dije se ditën e sotme, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.

Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.

Kapiteni i anijes e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e zi vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.

Kujtojmë gjithashtu se në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.

“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Razvozhayev.

Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri.