Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, sekuestrohen sasi droge brenda një makine, arrestohen dy shqiptarët, pasagjeri kishte hyrë ilegalisht në Greqi

144
Sigal

Sekuestrohen rreth 9 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është kryer nga policia greke në zonën e Kosturit. Është ndaluar nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelbër dhe gjatë kontrollit ne te janeë gjetur dhe sekuestuar 4 pako qe permbanin 8 kg 140 gram marijuanë. Në mjet jane konstatuar dhe arrestuar drejtuesi shqiptar 49-vjec dhe pasagjeri shqiptar 34-vjec.

Siç rezultoi ky i fundit kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke nga drejtuesi i mjetit. Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i jane gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra qe perfshihen tek ligji per narkotiket. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e drejtuesit te mjetit ne Selanik, janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuane dhe 1 peshore elektronike. Dy te arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 ceularë dhe 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.