Panik në avion, burri vetëvritet gjatë fluturimit, alarmohen pasagjerët

80
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në bordin e një avioni, i cili po fluturonte nga Egjipti në Rusi. Sipas raportimit të mediave të huaja, një pasagjer 48 vjeç, i ka dhënë fund jetës gjatë fluturimin, e kjo, ka shkaktuar panik te pasagjerët e tjerë.

Burri ishte me pushime në Sharm El Sheikh dhe më 23 nëntor do të kthehej në Samara, Rusi.

Pas ngritjes, ai u mbyll në tualetin e avionit, duke kryer aktin e rëndë.
Kur pasagjerët dhe stafi e kuptuan se ai ishte zhdukur për një orë, hapën derën e kabinës dhe e gjetën të varur me një rrip valixheje.

Tre mjekë që ndodheshin në avion janë përpjekur që ta rikthenin në jetë 48-vjeçarin, por ishte shumë vonë.