Maqedoni/ Dhunohet autori i kryqit në Butel

497
Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, njëkohësisht edhe autor i vendosjes së Kryqit 55 metërsh në Butel të Shkupit, është rrahur brutalisht nga persona ende të panjohur. Siç njoftojne mediat vendase, Petrov ndodhet në Qendrën urgjente, ndërsa nuk dihen sa serioze janë lëndimet e tij. Nga MPB-ja njoftuan se më vonë do të dalin me detaje për ngjarjen.
Sigal