Më shumë se 5,200 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 10 mijë janë të zhdukur në përmbytjet katastrofike që goditën pjesën lindore të Libisë.
Më së keqi e pësoi qyteti bregdetar Derna, ku digat me sa duket u dorëzuan dhe përmbytje sipas ministrit libian “fshiu të paktën një të katërtën e qytetit”, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale është shpërndarë sot një video nga Derna, autenticitetin e të cilës e konfirmoi BBC-ja.
Në videon tre minutëshe, shfaqen dëmet e shkaktuara në qytetin port në lindje të Libisë.
Gjithashtu shihet se si uji i shndërroi ndërtesat shumëkatëshe në gërmadha.