Operacion i madh i Europolit, mbi 130 persona u arrestuan për kontrabandë me njerëz

152
Sigal

Policia në të gjithë Evropën ka arrestuar mbi 130 persona të dyshuar për kontrabandë me qenie njerëzore.

Kështu ka njoftuar policia evropiane Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit.

Në operacionin e përbashkët të javës së kaluar morën pjesë 22 vende dhe gjatë tij u identifikuan më shumë se 100 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia evropiane e mbrojtjes së kufijve Frontex, pothuajse një milion njerëz dhe rreth 200 mijë automjete u kontrolluan në kufijtë tokësorë dhe detarë dhe në aeroporte.

Në këtë aksion gjithëpërfshirës, përveç 15 vendeve të Bashkimit Evropian, morën pjesë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Britania e Madhe dhe Lihtenshtajni.

Ndryshe, u angazhuan rreth 22.500 policë për këtë aksion të madh.