OIM: Mbi 3 000 migrantë të vdekur në Mesdhe

440
Sigal

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM) bën me dije se janë pothuajse 3 000 migrantë, të cilët kanë humbur jetën që nga fillimi i këtij viti, ndërkohë që kërkonin të mbërrinin në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe,. ”Numri i saktë është 2 977, por bëhet fjalë për një të dhënë që nuk përfshin rreth 24-25 kufoma të gjetura gjatë 48 orëve të fundit. Këta të fundit i ishin drejtuar Italisë”, tha organizata.