Ndryshimet jetësore të moshave, kur dhe si deformohet ndërgjegjja

5961
Prof. Assoc. Ilia. S. Larti
Ne nuk jemi ata që jemi, por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne. Ndryshimet jetësore për individë të ndryshëm janë të ndryshme. Kjo shihet apo evidentohet nga rezultatet e moshës kronologjike, ose i ndryshimeve specifike biologjike (rezultat qe ka bindje te pakta), nga forca personale, sociale dhe kulturore (rezultat mjaft i përcaktuar dhe bindës). Por gjithsesi këtu ka dhe gjëra të përbashkëta mjaft të rëndësishme dhe mjaft të përcaktuara nga ana sociale si psh: ciklet familjare dhe të karrierës, qe vijnë si rrjedhojë e roleve dhe marrëdhënieve midis pjesëtarëve të një familjeje, sikurse dhe si autor i një profesioni, komuniteti apo shoqërie të cilat përjetohen dhe manifestohen nga te rriturit. Në këto marrëdhënie disa ndodhi janë normative dhe disa te tjera jo normative. 

1. Normative, quhet një ndodhi që ndodh, shfaqet, zhvillohet dhe ka efekte gati të njëllojta për shumicën e njerëzve të një grupi. 
Ndodhitë normative janë të natyrës moshore dhe historike. Këto lloj ndodhish i japin karakteristika të përbashkëta moshës së rritur. 
Këtu përfshihen:
Për njerëzit e një grupi të dhënë ndikimet normative moshore janë shumë të ngjashme. Sipas studimeve dhe hulumtimeve të bëra. Këto ndodhi te pjesëtarët e grupit, zakonisht nuk përjetojnë intensitet të lartë stresi (si psh. martesa, lindja e fëmijës së parë, fillimi i punës, pas mbarimit të shkollës etj. ) Ndikimet normative historike, janë të njëjta për një grup njerëzish që përjetojnë një eksperiencë të njëjtë historike psh. një grup njerëzish që rriten në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë (ndodhi të tilla janë: luftërat, krizat ekonomike, ndryshimet e thella shoqërore etj. )
2. Ndodhitë jonormative, janë ndodhi jo te zakonshme që kanë një ndikim të fuqishëm në jetën e njerëzve. Ato mund të jenë ndodhi tipike që ndodhin në kohë jo tipike si psh. , të bëhesh baba nën moshën 60-vjeç, fitimi i një lotarie, të pësuarit e një aksidenti, humbja e vendit të punës. Këto janë ndodhi, zakonisht të pa parashikuara dhe nuk janë të njëllojta nga shkarkimi i emocioneve me ndodhitë e tjera. Këto lloj ndodhish shkaktojnë nivel të lartë stresi dhe lenë mjaft pasoja psikologjike te njerëzit për një kohe relativisht të gjatë në depresion. 
3. Ndikimet kontekstuale. Këto lloj ndikimesh janë të rëndësishme për zhvillimin e moshës së fëmijërisë. Por më shumë të rëndësishme janë në zhvillimin e moshës së rritur, kur drejtimet e jetës fillojnë të diferencohen dukshëm në krahasim me fëmijërinë dhe adoleshencën. 
Kuptimet e moshës
Mospërputhje mund të ketë midis moshës kronologjike dhe faktit se si personi ndihet dhe vepron. Njerëzit e moshës së rritur të hershëm ndihen, demonstrojnë dhe mbrojnë stadin e moshës së tyre, ndërsa ato të moshës së mesme dhe të vjetër priren të ulin vitet moshore për tu ndjerë më të rinj sesa janë në fakt. Disa njerëz shumë të vjetër ndihen si njerëz shumë të rinj, ndonëse banojnë në një trup të vjetër. Në këtë kontekst mjaft psikologë thonë se njeriu moshohet në disa mënyra të cilat nuk janë gjithmonë në sinkron me njëra-tjetrën. Këta psikologë me studimet e tyre kanë arritur të dallojnë disa lloje moshash si:
1. Mosha kronologjike (numri i viteve të një personi), ka në vetvete një kuptim jo të rëndësishëm. 
2. Mosha funksionale (është një njësi matëse që tregon se si një individ mund të funksionojë në një mjedis fizik dhe social në krahasim me individ që kanë një moshë kronologjike të njëjtë me të). 
Komponentët e moshës funksionale janë:
a) Mosha biologjike. Ana biologjike e kësaj moshe ka të bëjë me pozicionin e mësipërm në lidhje me jetëgjatësinë e pritshme. Kjo varet dhe ndodh sipas individëve duke mos qenë e njëllojtë psh., një 30-vjeçar që vuan nga një sëmundje e rendë e pashërueshme, i cili e di dhe e ndjen se do të vdesë pas disa kohesh, ndryshon nga një 30-vjeçar tjetër, që është i shëndetshëm, i forte dhe pret që të jetojë edhe 45 vite të tjera. 
b) Mosha sociale. Ana sociale e kësaj moshe ka të bëjë me statusin aktual të një individi në lidhje me normat sociale. Mund që njëri të jetë 40-vjeçe i martuar, por ka dhe fëmijë, por nga ana tjetër mund të jetë dhe një njeri tjetër, i cili është po 40-vjeç, i pamartuar dhe bën jetë donzhuani. 
c) Mosha psikologjike. Ana psikologjike e kësaj moshe ka të bëjë me aftësitë aktuale të një individi, për t’iu përshtatur dhe për të përballuar kërkesat sociale dhe mjedistare. Mosha psikologjike përfshin elemente të tille si: inteligjencën, aftësitë për të mësuar, shprehitë motorike, ndjenjat dhe motivet e tjera. 
Stadet e fëmijërisë deri në adoleshencë
Fëmijë: është djali dhe vajza, në moshën deri 3-11 vjeç, organizëm që rritet dhe zhvillohet dhe që pëson ndryshime të mëdha sasiore dhe cilësore. Fëmija është një tërësi psiko-fizike ku si rregull, zhvillimi fizik dhe ai psikik janë të sinkronizuara. 
Sipas moshës fëmijëria ndahet:
Faza e parë: Mosha e fëmijërisë nga lindja deri në 3 vjeç. Mosha parashkollore nga 3-6 vjeç. Mosha e re shkollore nga 6- 11 vjeç. 
Faza e dytë: Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur: Preadoleshenca, adoleshenca e hershme, dhe ajo e maturuar. Kalimi nga para adoleshenca në adoleshencë bëhet: Te vajzat në moshën 12 vjeç. Te djemtë 13-14 vjeç. 
Sipas studimeve të kohëve të fundit të bëra nga psikologjia, kufijtë e adoleshencës shtrihen nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Deri në kufijtë maksimalë të adoleshencës është e lehte që të bëhet një klasifikim sepse na ndihmojnë stadet. Pavarësisht nga vështirësitë në klasifikimin e moshës se rritur psikologet dhe studiuesit kane arritur në një mendje duke pranuar këtë ndarje në tri periudha si mosha e rritur e:
Hershme 20-40 vjeç
Mesme 40-70vjeç
Rritur e vonë 70 vjeç e lart. 
Mosha e rritur e hershme (20-40 vjeç), përbën kulmin e funksionimit fizik, duke pësuar një rënie të lehtë sidomos nga vitet 30 deri te 40-at e tij. Në kufijtë e kësaj moshe shndrit një zhvillim mendor kompleks si dhe merren vendime lidhur me marrëdhëniet intime. Shumica martohen dhe bëhen prindër. Bëhet zgjedhja e karrierës profesionale. Realizohet në vazhdimësi portretizimi i identitetit. Mosha e rritur e mesme (40-70 vjeç). Kjo moshë përjeton një rënie fizike më të avancuar se mosha e rritur e hershme (20-40 vjeç). Dijet dhe shprehitë praktike kthehen në një pjekuri dhe përvojë që ndikon në zgjidhjen e problemeve në mënyrë të kënaqshme dhe deri shumë mirë. Mosha e rritur e vonë 70 vjeç e lart. Çdokush që ndalon së mësuari është i vjetër, qoftë 20 apo 80 vjeç. Kushdo që vazhdon të mësojë ngelet i ri. Ndaj, gjëja më e madhërishme e jetës është të dish ta mbash mendjen tënde të re. Henry Ford
Sigal