Arrestohet shqiptari, pjesë e grupit kriminal të drogës në Spanjë/ Ja rruga e re që po përdoret për trafikun e kokainës drejt Europës

174
Sigal

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës, ku mes tyre bënte pjesë edhe një shqiptar. Grupi kriminal ishte tejet i sofistikuar teksa drejtohej nga biznesmenë të fuqishëm. Grupi kriminal po tentonte të fuste në Spanjë një ton e gjysmë hashash, duke e fshehur në atë në fundin e një kamioni.

Policia veproi me shpejtësi duke vendosur në pranga pesë spanjollë dhe një shqiptar, si autorë të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike dhe si grup i strukturuar kriminal. Me arrestimin e gjashtë personave, Garda Civile spanjolle e cilësoi të çmontuar këtë organizatë kriminale. Gjatë hetimeve të kryera ndaj kësaj organizate kriminale, policia spanjolle zbuloi rrugën e re që këto grupe po përdorin për të trafikuar drogë dhe kryesisht kokainë. Ato po përdorin arkipelagun Kanarie dhe përmes Afrikës së Veriut tentojnë të trafikojnë drogë në Spanjë dhe në vendet e tjera të Evropës.

Hetimi ndaj kësaj organizate kriminale nisi që gushtin e vitit të kaluar, kur agjentët e Gardës Civile të Murcias zbuluan se një kriminel i njohur, banor Murcian të Las Torres de Cotillas, kishte blerë një gjysmërimorkio të vjetër dhe kishte marrë me qira një njësi traktori, me financimin e një shoqërie tregtare nga Alicante. Grupi kriminal kishte nisur kalimin e gjysmërimorkios në Ishujt Kanarie. Policia dyshoi se automjeti mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike, kështu që Garda Civile filloi vëzhgimin e këtij automjeti. Agjentët nga Komanda e Gardës Civile të Murcias dhe Las Palmas koordinuan punën mes tyre për të kryer mbikëqyrjen dhe hetimin e lëvizjeve të kamionit që nga mbërritja e tij deri në port.

Duke kryer rrugën detare me një ndalesë në ishullin Lanzarote, kamioni mbërriti në ishullin Fuerteventura, ku tashmë e prisnin disa persona, njëri prej të cilëve u njoh nga agjentët si një person me   precedent kriminal.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij të dyshuari rezultoi se nën maskën e një kompanie të fruta-perimeve, ai kishte krijuar një kompani guaskë për të siguruar mbulim ligjor për dërgesat e drogës. Kamioni nisi rrugën e tij për t’u larguar nga ishujt, i mbuluar nga një ngarkesë e supozuar e ligjshme e marrë me qira nga kompania e lartpërmendur e fruta-perimeve, ndërsa agjentët ndoqën gjurmët e saj. Përgjimi dhe ekzaminimi i automjetit kulmoi me vendndodhjen e 1600 kilogramëve hashash, që vinte nga Afrika e Veriut, e fshehur në fundin e kamionit.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një organizatë kriminale, e drejtuar nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante, të cilët kanë bashkëpunuar me dy trafikantë të njohur në trafikun e drogës. Duke përfituar nga kjo afërsi gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin trafikun e drogës nga Maroku në gadishullin spanjoll, me një ndalesë në Ishujt Kanarie. Ndërsa dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Bashkimit Evropian, 

Operacioni ‘ Aristarco ‘ ka bërë të mundur me këtë rast edhe zbulimin e një rruge të re të futjes së drogës në territorin spanjoll, duke përdorur një pikë strategjike, për shkak të afërsisë me bregdetin maroken, siç është arkipelagu Kanarie. Të arrestuarit, droga, gjysmë-rimorkioja dhe pjesa tjetër e materilaeve të sekuestruara i janë vënë në dispozicion Gjykatës së Murcias në Spanjë.