OBSH paralajmëron : Maskat janë më pak efektive në shi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se maskat janë më pak efektive në shi, për të penguar infeksionin me koronavirus. Sipas tyre, maska duhet ndërruar në rast se laget.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i ndjekin udhëzimet, për të siguruar një mbrojtje më efektive ndaj koronavirusit. Maskat duhet të ndryshohen rregullisht dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur moti është i lagësht”, thanë ekspertët.

Sigal

“Është e sigurt që maska do të laget ndrysa njerëzit ecin nëpër shi, pavarësisht nëse mbajnë çadër, por askush deri më tani nuk ka dhënë udhëzime në lidhje me këtë, nuk ka patur asnjë fushatë publike për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm se kjo mund t’i bëjë maskat e tyre jo efektive”, theksojnë ata.