Norvegji / Varianti i ri i Covid hyn në vend

304
Sigal

Norvegjia konfirmoi sot se dy persona janë prekur nga një variant i ri i COVID-19 që u zbulua në Britaninë e Madhe.

Norvegjia është ndër vendet që kanë raportuar se janë infektuar me virusin e ri, përfshirë Kanadanë dhe një numër vendesh europiane, transmeton Guardian.

Ndërkohë, numri i njerëzve të infektuar me COVID në Shtetet e Bashkuara kaloi sot shifrën mbi 19 milionë, raportoi CNN.

Universiteti ‘Johns Hopkins’ njofton se kishte të paktën 19.000.572 raste të koronavirusit dhe se të paktën 332.145 njerëz kishin vdekur nga COVID-19.

Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për nga numri i vdekjeve, por edhe për nga numri i pacientëve.