Shqiptari ‘çmendet’ në aeroport, por i ndodh tragjedia kur e kap policia

Fund tragjik për një shqiptar, sapo zbriti në aeroportin e Milano Malpensa. Mediat italiane raportojnë se shqiptari një 44 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në shoqerinë e gruas, teksa po ecte brenda terminalit, pak pas kryerjes së procedurave.
Në një moment ai nisi të bënte si i çmendur, filloi të hiqte rrobat dhe shpërtheu në veprime. Policia e sinjalizuar ndërhyri menjëherë dhe bllokoi shqiptarin. Por brenda pas sekondash ai u ndje keq, u lëshua përtokë dhe vdiq.
Nga hetimet e para mësohet se ai ndodhej në Milano prej pak ditësh dhe në Malpensa ishte kthyer për të shoqëruar gruan. Policia po heton për ngjarjen, ndërkohë që për shkakun e vdekjes do të pritet autopsia.
Sigal