Një objekt misterioz do godasë Tokën në muajin nëntor

495
Një objekt misterioz dhe i paidentifikuar, deri pak ditë më parë, pritet të përplaset me Tokën në muajin nëntor. Objekti quhet “WTF1190F” dhe, sipas shkencëtarëve, po ec në trajektore të njëjtë me Tokën. Bëhet fjalë për mbetje hapësinore rreth dy metra në gjatësi, të cilat i përkasin një rakete nga misioni i fundit hënor “Apollo”. Mbeturina ka qëndruar në hapësirë për rreth 40 vite, por tashmë po i drejtohet Tokës. Copa metalike pritet të bjerë në Oqeanin Indian në muajin nëntor, rreth 65 kilometra larg Sri Lankës. Pas kësaj, shkencëtarët do të kenë mundësinë të studiojnë momentin e përplasjes me Tokën dhe pasojat në një shkallë të vogël dhe jo kërcënuese për njerëzimin. 
Sigal