“Netflix” thyen çdo parashikim – 5.2 mln abonentë të rinj në T2, 4.1 mln jashtë SHBA

417
“Netflix” ka arritur të thyejë çdo parashikim, qoftë edhe ato më optimiste. Platforma që ofron shërbime streaming të filmave, serialeve, dokumentarëve e spektakleve të ndryshme ka arritur të regjistrojë 5.2 milionë abonentë të rinj gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Abonentët jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar në numër ata brenda vendit, 52.03 milionë kundrejt 51.92 milionë.
Kaq ka mjaftuar që aksionet e “Netflix” të ngjiten me 10.4% vetëm ditën e Hënë. Kompania ka thyer rekordin e saj historik në bursë, ndërsa aksionet u ngjitën me 16.82 dollarë, në 178.55 dollarë.
Këto raportime, vijnë paçka se, tremujori i dytë i vitit është më i dobëti sa i përket serialeve televizive.
Tregjet prisnin vetëm 3.2 milionë abonime të reja, pra 2 milionë më pak se realiteti i sotëm. Nga 5.2 milionë abonentë të rinj, 4.14 erdhën nga jashtë shteteve të bashkuara.
Të gjitha të dhënat sinjalizojnë se, vrulli i tremujorit të dytë do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim.
“Netflix” po shpenzon 6 miliardë dollarë në vit për të tërhequr sa më shumë abonentë, duke rritur përmbajtjen e produkteve që ofron. Gjatë tremujorit të dytë të ardhurat e kompanisë u rritën me 32.3%, në 2.79 miliardë dollarë.
Sigal