Ritenderohen rrugët. Hapet gara për bypass-et e Fierit dhe Vlorës

716
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën e tenderave për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e bypass-it të Fierit dhe atij të Vlorës.
Dokumenti, i cili mban firmën e drejtorit tashmë të dorëhequr, Dashamir Xhika, fton kompanitë shqiptare dhe të huaja që deri më datë 25 tetor të parqesin ofertat. 
Po ashtu, ARRSH jep detaje mbi situatën e punimeve. Kështu, për bypass-in e Fierit 55 për qind e tyre ka përfunduar, ndërsa për atë të Vlorës vetëm 12 për qind. Situata në këto dy projekte ka qenë mjaft e komplikuar. 
Të nisura vite më parë, punimet janë zvarritur për probleme nga më të ndryshmet, që nga shpronësimet deri tek konfliktet mes palëve kontraktore dhe nënkontraktore. 
Në gusht u lajmërua prishja e kontratave me kompaninë italine “Serenissima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisën procedurat e tenderimit. 
Këto dy akse, të konsideruara si mjaft të rëndësishme për lëvizjen në jug të vendit, jo vetëm për pjesën turistike, por edhe lidhjen e mjaft industrive me portin e Durrësit dhe Tiranën, kanë një kosto që me gjithë taksat shkon në 100 milionë euro.
Sigal