Negociatat? Ministri i Jashtëm grek: Ballkani nuk duhet lejuar të kthehet sërish “fuçi baruti”

169
Sigal

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias nga Shkupi i bëri sërish sot apel Brukselit për të nxitur që të fusë në gjirin e familjes së saj Ballkanin Perëndimor, referuar negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Greqia dëshiron dhe mund të jetë aleati më i ngushtë i Maqedonisë Veriore. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë, ka çdo arsye dhe interes për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin.

Dhe ne gjithmonë u themi partnerëve tanë evropianë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të lejohet kurrë të bëhet përsëri “fuçi baruti” i Evropës. Ne po bëjmë çdo përpjekje për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor” tha Dendias.

Gjatë vizitës në Maqedoni, ministri i Jashtëm grek u takua me krerët më të lartë të shtetit në Shkup.