Në Prishtinë mbahet protestë pro Palestinës. Palestinezët në Beograd: Kosova është Serbi

373
Sigal

Për herë të parë, në Prishtinë dhe në Beograd është marshuar për qëllim të njëjtë. Në disa prej pankartave shkruhej se; Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet. Gjatë ditës, në Prishtinë është mbajtur një marsh pro Palestinës dhe palestinezëve, e nxitur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të përshkallëzuar izraelito-palestinez.

“Liria jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës” dhe “Liri Palestinës” ishin disa prej pankartave të cilat u prezantuan nga disa aktivistë, e aty u pa edhe – së paku – një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, dy ditë më parë, siç kanë raportuar mediat serbe, disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar marsh në kryeqytetin e Serbisë. Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar. “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”, -thuhet në një nga pankartat e zbuluara nëpër rrugët e Beogradit.

Nga e hëna e kësaj jave, konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve është ndezur, si asnjëherë viteve të fundit. Kujtojmë se mbi 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i javës.