Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, shqiptari kapet në Greqi

271
Sigal

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua teksa ai po qarkullonte i qetë në një zonë të Fokidës.

Pas arrestimit dhe verifikimeve të bëra nga autoritetet helenë, rezultoi që shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas autoriteteve greke dega e Interpolit Shqiptar ka lëshuar një urdhër arresti për vrasje.

Prokuroria në Lamia ka urdhëruar që shqiptari të qëndrojë në burg atje deri në përfundimin e procesit të ekstradimit në Shqipëri.