Ndryshimet klimaterike shënojnë rekorde gjatë vitit 2016

457
Temperaturat, rritja e nivelit të oqeaneve dhe emetimet e gazit me efekte serrë kanë shënuar nivele të paprecedentë në vitin 2016, duke iu referuar një studimi ndërkombëtar.

Raporti i fundit i përvitshëm për situatën e klimës paraqet një portret nga më të errëtit në planetin tonë pas dy vitesh të njëpasnjëshëm ku temperatura globale ishte më e larta që nga fillimi i rritjes së temperaturës në vitin 1880.

“Rekordet e të nxehtit vitin e kaluar erdhën si rezultat i kombinimit mes tendencave të ngrohjes së klimës afatgjatë dhe një El Nino të fortë në fillim të vitit, rryma e nxehtë ekuatoriale e Paqësorit” – sqaron raporti i publikuar sot nga Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) dhe “American Meteorological Society” (AMS).
Sigal