Ndihma ushtarake për Ukrainën, Hungaria bllokon dërgimin e 500 milionë eurove nga buxheti i BE-së

78
Sigal

Hungaria është duke bllokuar dërgimin e një fondi masiv prej 500 milionë eurosh të destinuara për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Tre diplomatë nga vende të veçanta të BE-së kanë konfirmuar sipas tyre se Budapesti deri më tani po vë veton ndaj disbursimit të parave të mekanizmit të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF).

Diskutimet në grupin e punës janë ende në vazhdim, tha një nga diplomatët, duke shtuar se ata tani shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të hënën, dhe meqenëse kjo ka të bëjë me punët e jashtme, kërkohet unanimiteti nga të 27 shtetet anëtare që fondet të dërgohen.

BE-ja deri më tani ka disbursuar 3.1 miliardë euro për pajisje ushtarake në Ukrainë përmes gjashtë kësteve të EPF – më shumë se gjysma e 5.5 miliardë eurove të akorduara për fondin për periudhën 2021-2027.