Vasili: ‘Bordi i Hajdutëve’ nuk e ndal vjedhjen, nafta në Shqipëri 55 lekë më lart se në Maqedoninë e Veriut

82
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të ‘Bordit tëTrasnparencës’ që çmimi i naftës të rritet në 208 lekë për litër.

Vasili ka theksuar se edhe pse çmimi i naftës në bursë është ulur, kursi i dollarit ka rënë hajdutët nuk ndalen së vjedhuri shqiptarët.

Deputeti solli rastin e fqinjës sonë të Maqedonisë së Veriut ku nafta është në nivelin 153 lekë për litër, pra shumë më ulët se në Shqipëri.

Postimi i Vasilit:

Qeveria e Rilindjes vazhdon vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës!

Bordi i hajdutëve, që duhet të ishte shkrirë me kohë e me vakt, vazhdon rritjen e çmimeve!

⁉️ Pardje, Bordi i Hajdutëve u shfaq prapë pas 28 ditësh dhe rriti çmimin dhe e çoi në 208 lekë për litër naftë.

Ndërkohë që çmimet e naftës në bursë janë ulur, dhe kursi i dollarit ka rënë, hajdutët e Bordit nuk ndalen.

‼️ Ndërkohë në Maqedoni, çmimi është vetëm 153 lekë për litër naftë.(81.5 denarë).

Pra në Maqedoninë që s’ka as porte dhe as nuk prodhon naftë, çmimi është 55 lekë më i ulët!!

Kur çmimi i naftës në bursë ishte 2 vjet më parë njëlloj si sot, çmimi i naftës atëherë ishte rreth 174 lekë litri, ndërsa sot në të njëjtat kushte është mesatarisht 330 lekë më shumë.

Pra vjedhja është certifikuar dhe është shumë e qartë.

Vazhdojnë të grabisin lekët e qytetarëve dhe të mbushin arkën e qeverisë dhe thesin e oligarkëve.

SPAK-u rri e vështron se si vjedhin këta, bile vjedhin edhe SPAK-un vetë kur prokurorët u hedhin naftë makinave të tyre.

Këta nuk ndalen në hajdutërinë e tyre.

Ka vetëm një rrugë:

#NdryshimMeCdoCmim