Asosacioni i komunave serbe/ Vetëvendosja ftesë Thaçit: Bind PDK-në që të nënshkruajë e mocionin për të rrëzuar qeverinë Hoti

238
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar Hashim Thaçin të bindë PDK-në që të nënshkruajë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar qeverinë Hoti.

Ditët e fundit në Kosovë është ndezur debati pasi në dialogun Kosovë- Serbi mund të diskutohet Asosacioni i komunave serbe, që mund të rrezikojë në krijimin e një Republikë serbe brenda Kosovës në Veri.

LVV i ka bërë thirrje Presidentit të tërheqë marrëveshjen e 2015, si dhe të bindë PDK-në që të ftojë partinë e tij për të votar mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli.