Ndërron jetë aktori legjendar i “Harry Potter”

61
Sigal

Aktori ikonë i Hollywood-it, Michael Gambon, i njohur si Albus Dumbledore në filmat e ‘Harry Poter’, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas mediave, mësohet se aktori ka ndërruar jetë në spital, pas një lufte të gjatë me pneumoninë, një inflamacion i mushkërive.

NOA

Në një deklaratë në emër të gruas së tij, Lady Gambon, dhe djalit Fergus Gambon, e lëshuar nga publicisti Clair Dobbs, shkruhej: “Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Michael Gambon. Burri dhe babai i dashur, Michael vdiq në paqe në spital me gruan e tij Anne dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pas një periudhe pneumonie. Michael ishte 82 vjeç”.

Gambon e nisi karrierën e tij si një nga anëtarët origjinalë të Teatrit Kombëtar Mbretëror në Londër dhe vazhdoi të luajë në një numër dramash të Shakespeare- it. Aktori, gjithashtu, ishte i njohur për punët e tij në televizion, film dhe radio.