NASA paralajmëron rrezik, nivelet e detit kaluan parashikimet

509
Sigal
Një raport i ri nga Nasa tregon se nivelet e deteve po rriten me ritme të shpejta, më saktë me një mesatare prej 8 cm që nga 1992. Kjo i ka kaluar parashikimet e shkenctarëve dhe është në fakt shumë shqetësuese.
Mbi 600 milion njerëz jetojnë në zona që rrezikojnë të përmbyten. Në këto zona bëjnë pjesë edhe qytete shumë të mëdha të botës. Zonat e ulta rrezikojnë të mbyten, ndërsa vende të tjera si Bangladeshi po mbyten momentalisht.
Miliona njerëz do të zhvendosin vendbanimet e tyre deri në 2050 dhe kjo mund të sjellë një krizë të papërballueshme emigrantësh. Ndotja e ujit të kripur mund të ndosë ujin e pijshëm dhe të dëmtojë agrikulturën.
Kjo do të sjellë reduktim të rezervave ushqimore dhe një humbje financiare të paimagjinueshme. Nivele më të larta të detit nënkuptojnë stuhi më të forta e më të fuqishme, si uragani Katrina. Dhe pasojat e këtyre ndryshimeve klimaterike pritet të prekin një pjesë të madhe të botës. 
NOA